fbpx

Mbi unique albania GmbH

Ne nga unique albania GmbH e njohim Shqipërinë. Ne e kemi njohur këtë vend në mënyra të ndryshme. Ne të gjithë jemi me origjinë nga Shqipëria dhe kemi përjetuar shumçka gjatë udhëtimeve tona. Një gjë na bashkon ne të gjithëve: pasioni për Shqipërinë.

Ekipi

Ekipi ynë përbëhet nga dy juristë që punojnë në Zvicër, një sipërmarrësi si dhe një fotografi e producenti filmash.

Gjithçka është e mundur.

Si specialist të Shqipërisë ne çdo ditë merremi me vendet e këtij vendi unik. Përmes hulumtimeve të vazhdueshme ne jemi gjithmonë të përditësuar dhe kemi informacion mbi projektet e fundit dhe këshillat e duhura. Detyra jonë është të bëjmë javën tuaj më të vlefshme të vitit një përvojë të jashtëzakonshme. Çfarëdo që të imagjinoni, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të përmbushur pritjet dhe ëndrrat tuaja. Përmes udhëtimeve tona të krijuara veçanarisht për ju e duke pas parasyshë idetë tuaja personale për udhëtimin, ne këto ide i bëjmë realitet.

Më afër

Përjetimi i natyrës, takimi i njerëzve dhe njohja e kulturave të huaja janë fokusi kryesorë i konceptit tonë për udhëtimet. Toleranca dhe mendjemprehtësia, interesimi dhe kurioziteti kombinohen me një improvizim të vogël – dhe Shqipëria do të jetë në këmbët tuaja. Përvoja unike duhet të ju mbes gjithmonë. Për këtë arsye e veçanta jonë janë udhëtimet individuale. Një udhëtim individual ju jep juve lirinë, hapsirën dhe kohën që të shijoni çdo gjë në qetësi, që të shikoni çdo gjë nga përvoja juaj e re. Ju mund të zgjidhni ritmin tuaj personal dhe në këtë mënyrë të gëzoni një eksperiencë jashtëzakonisht të madhe udhëtimi.

Turizëm

Përmes përvojës tonë, dashurisë tonë për Shqipërinë si dhe inovacionit të vazhdueshëm, ne duam të promovojmë turizëm cilësorë dhe ekologjikisht të ndërgjegjshëm në këtë kontinent. Respekti për popullatën, natyrën dhe kafshët e egra është pjesë e filozofisë së kompanisë tonë. Ne duam të përfshijmë aspektet sociale në konceptet e udhëtimit. Ne jemi të përkushtuar që të mbrojmë natyrën dhe mjedisin duke treguar ndjenjën e përgjegjësisë dhe tolerancës.

Siguria

Udhëtoni sigurtë. Ndjehuni mirë. Besoni. Të gjitha këto ju mund ti keni tek ne.

Siguria gjatë udhëtimit:

Ne i zgjedhim partnerët tanë vendorë me kujdes dhe njohim personalisht shumë nga njerëzit me të cilët punojmë. Natyrisht që ne vazhdimisht jemi të informuar mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe kështu gjithmonë dimë për ndonjë rrezik të mundshëm.

Në veçanti

Nëse ju jeni duke kërkuar diçka të veçantë që e bën udhëtimin tuaj
perfekt, atëherë jeni në vendin e duhur. Ne i kushtojmë një vëmendje të veçantë punës tonë dhe kjo është ajo që na dallon nga të tjerët. Cilësi në vend të sasisë është filozofia jonë, për të cilën ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë. Këtu përfshihen edhe një qasje personale e kujdes individual. Ne ju befasojmë juve me shumë detaje ekskluzive, të cilët përshtaten shumë mirë me njëri tjetrin.

Personale

Pothuajse të gjitha fotografitë në këtë webfaqe janë nga bashkëpunëtorët e unique albania GmbH. Të marra nga turnet dhe udhëtimet tona, ne duam të ju japim njohuri mbi pikëpamjen tonë personale të gjërave. Ne duam të ju inkurajojmë që ju vet të bëni foto të bukurive të Shqipërisë.

Praktike

Çdo gjë që Shqipëria ofron mund të organizohet për ju nga unique albania GmbH. Individuale dhe në bazë të kërkesës do të thotë se udhëtimet mund të ndryshohen, modifikohen, përshtaten, zgjerohen ose thjeshtohen sipas dëshirave tuaja.

Në fund

Përvoja, gëzimi dhe angazhimi janë themeli i koceptit të një udhëtimi të suksesshëm për ne. Mbi këto themele ne duam të ndërtojmë ura, të japim frymëzim për mënyra të tjera jetese si dhe të ju hapim horizonte të reja me një udhëtim në Shqipëri. Për në fund – çka duhet të na ngelet??

Momente të paharrueshme. Sinqeritet. Ndjenja të përjetshme. Inspirim.