fbpx

Zbuloni Shqipërinë në 8 ditë

 

Clear

Çmimi i udhëtimit me akomodim në dhomë dyshe

Çmimi i udhëtimit me akomodim në dhomë teke

Sa persona dëshirojnë dhomë teke?

SKU: N/A Kategoria:
Zeitraum/Dauer
8 Tage
Art der Reise
Kulturë

Përshkrimi

Vendet:

  1. Kruja

Kruja është një qytet i rëndësishëm historik në Shqipërinë e mesme. Heroj këmbëtarë shqiptarë Skenderbeu e ka pasur këtu Kalanë e tij. Kalaja e cila është diçka interesante për turistët si dhe qyteti janë të ngjitura në mënyrë piktoreske në malin e pjerrët. Qyteti i vogël është i përshfirë në të gjitha guidat turistike të Shqipërisë. Fal afërsisë me Tiranën, rrethinës mbresëlënëse dhe infrastrukturës së mirë turistike vizita e këtij qyteti historik është diçka që gjithsesi ja vlenë. Rrethina ofron edhe shumë gjëra tjera të çmuara. Ndër gjërat që zgjojnë më shumë kurreshtje janë Kalaja e herojit kombëtarë Skenderbeut dhe Pazari.

2. Durrësi & Apollonia

Qyteti i Durrësit në Adriatik që në kohrat antike ka qenë një port i rëndësishëm i rajonit. Kudo në Durrës mundesh sot të shohësh gjurmë të romakëve dhe grekëve, venedikasve, osmanëve, italianëve dhe komunistëve. Shumë prej monumenteve të cilat ndodhen në këtë qytet të bukur fshihen në rrugët anësore. Durrësi nuk është vetëm qyteti i dytë për nga madhësia i Shqipërisë por edhe një zonë e rëndësishme turistike. Në jug të qytetit shtrihet një plazh i madh ranorë, posaçërsisht i dashur për turistët shqiptarë nga vendi dhe jashtë vendit. Durrësi shtrihet në veri të një gjiri të madh, në të cilin shtrihen shumë kilometra të plazhit ranorë. Në mes të qytetit dhe gjirit ndodhet porti, por që në veri hapet nga deti. Qendra e qytetit shtrihet në rrëzë të një kodre të vogël e cila shtrihet në veri të bregdetit. Në rrethinat e qytetit shtrihet një fushë e gjërë – dikur një zonë malarike, më vonë një zonë bujqësore e sot pjesa më e re e qytetit e populluar nga njerëz të ardhur prej zonave malore.

Apollonia nuk është vetëm një emër origjinal vajzash por edhe një zonë gërmimi në masë të konsiderueshme. Së pari është shtrirë në grykëderdhjen e një lumi si dhe ka qenë një qytet portual me rëndësi në tregëti në mes të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Për shkak të termeteve brigjet u ngritën lartë dhe e zhvendosën qytetin më në thellësi të vendit dhe në harresë, deri sa në fillim të shekullit të 20 një arkeolog francez bëri këtu gërmimet e para. Në të njëjtën zonë ndodhet edhe një manastir shumë i bukur i cili po restaurohet dhe po rindërtohet me fondet e BE. Ne na ka pëlqyer.

3. Vlora & Himara

Vlora është një ndër qytetet më të mëdha të Shqipërisë, por edhe një vend i preferuar për plazh. Qyteti është në vendkalimin nga deti Adriatik në detin Jon, në vendkalimin nga Shqipëria e mesme për në Shqipërinë e jugut. Gjiri i Vlorës, i cili krijon një port natyror, ishte dikur i preferuar nga grekët, romakët, turqit dhe sovjetikët – e që sot këtu nxitojnë plazhistët. Vlora shtrihet vetëm 60 km larg nga bregdeti i Italisë në anën tjetër të Adriatikut. Vendi në hyrje të Adriatikut e ka formuar gjatë qytetin: gjithmonë i okupuar nga italianët dhe gjatë viteve 90 si vend i pikënisjes për në Europën perëndimore. Porti pavarësisht afërsisë me Italinë nuk është i madh. Qyteti shtrihet në skajin verior të një gjiri të madh, para së cilit ndodhet ishulli i Sazanit. Më heret qyteti ishte pak më larg nga bregu i detit. Sot ai shtrihet deri tek porti, prej ku fillojnë plazhet. Drejt jugut bregu i gjirit bëhet shpejt shkëmborë prej ku ofrohen vende të mira për plazh, e prej ku ngrihen edhe malet. Kodrat në veri janë plotë me ullinjë. Në fshatrat përreth mund të gjeni edhe disa vende tjera për të vizituar, e pak më larg edhe disa të tjera të prej këtu mund të arrihen shumë lehtë.

Himara është një qytet i vogël bregdetarë në detin e Jonit në jug të Shqipërisë në Qarkun e Vlorës. Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e rivierës shqiptare, të gjithë zonës bregdetare në veri të Sarandës e deri në Adriatik. Bashkia e Himarës përfshinë të gjithë rivierën, çka shpesh me Himarë nënkuptohet më shumë se sa një zonë. Disa kilometra në jug të Himarës ndodhet gjiri i Porto Palermos në një gadishull të vogël ndodhet, e ku ndodhet një kështjellë e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të 19. Vlen të përmendet se ajo duhet të jetë më e vjetër se Republika e Venedikut dhe mendohet se e gjithë kështjella është ndërtuar në të njëjtën periudhë si edhe Butrinti. Atje, në zonën ushtarake, por që mund të shihen mirë nga Kështjella dhe nga rruga bregdetare ndodhet një bazë e nëndetëseve nga koha sovjetike me një bunker të nëndetseve të ndërtuar në shkëmbinjë.

4. Saranda & Butrinti

Qyteti portual i Sarandës shtrihet në pjesën më jugore të Shqipërisë. Është vendi kryesorë i qarkut me të njëjtin emër si dhe qyteti më i rëndësishëm turistik i vendit. Saranda shtrihet në detin e Jonit jo shumë larg ishullit grek të Korfuzit. Ndër vendet më të rëndësishme që duhen vizituar në Sarandë janë edhe gërmadhat antike të Butrintit, rreth 15 km në jug të qytetit, e që nga viti 1992 pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO. Vende të tjera që ja vlenë të vizitohen janë kisha bizantine e Shën Kollit (shënjtëruar nga Nikolasi i Myrës) në Mesopotam si dhe Syri i Kaltër, një ndër burimet më të njohura në Shqipëri. Poashtu edhe qyteti antik i Phoinike në lindje në afërsi të Finiqit është një vend që ja vlen të vizitohet. Atje në 2006 është gërmuar një teatër. Saranda vizitohet çdo vitë nga rreth 500.000 turistë. 35 % e turistëve nuk janë nga Shqipëria ose Kosova.

5. Gjirokastra & Syri i Kaltër

Gjirokastra në jug të Shqipërisë nuk është vetëm një “Qytet Muze” pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO, por edhe një ndër atraksionet kryesore turistike të Shqipërisë. Shtëpitë historike si dhe qyteti i vjetër rrinë në shpatet e pjerrëta, rrethuar nga një Kala e vjetër. Rrugët janë ende me kalldram e ku shumë monumente kulturore të paçmueshme mund të vizitohen. Me historinë e vet të ruajtur dhe ma malet e pjerrëta, Gjirokastra të ofron një imazh unik. Shtëpirë e gurta unike në këtë vend janë për tu përmendur. Në pjesën e poshtme ndodhen pjesët e punuara me gurë për fortifikim. Pjesa e banimit në katet e sipërme është e ndërtuar me dru, me ballkone dhe dritare. Fatkeqësisht shumë shtëpi nuk janë të mirëmbajtura dhe janë drejt shkatërrimit. Karakteristike është edhe pjerrësia. Shkrimtari i njohur shqiptarë Ismail Kadare – si dhe diktatori Enver Hoxha ndër qytetarët më të njohur të qytetit – e përshkruan këtë vend me fjalë, se ju mund të ecni në rrugë dhe të prekni me krahët e shtrirë minaret e larta.

Pavarësisht nëse gjatë pushimit tuaj në Greqi vini vetëm për një udhëtim ditorë në Shqipëri ose vendosni të qëndroni për një kohë më të gjatë për të zbuluar këtë vend të mrekullueshëm, nuk e besoj se duhet humbur një vend: bëhet fjalë për “Syrin e Kaltërt” burim nëntokësorë i një liqeni malorë, prej ku buron një uji i pastërt kristal dhe i ftohtë akull. Emrin ky burim Syri i Kaltër e ka marr në sajë të ngjyrës së thellë blu nga burimi, i cili në rrjedhën e liqenit ndryshon në ngjyrë të bruztë apo në ngjyrë të gjelbërt. Një pamje piktoreske ku të lind dëshira të kridhesh në të. I ngjajshëm si në parkun kombëtarë të Krkës mundeni edhe këtu në Syrin e Kaltër të laheni, në temperaturat e ujit që sillen rreth 12 gradë e ku kredhja në këtë ujë kërkon pak guxim. Nëse ju kështu si unë jeni një njeri që keni ftohtë atëherë mund të provoni temperaturën e ujit me kujdes, ku uji është i kristaltë.

6. Berati

Berati është një ndër qytetet më të bukura të Shqipërisë – normalisht diçka më i vogël se Tirana, fatkeqësisht nuk shtrihet në detë, por i shtrirë rrëzë maleve me qytetin e vjetër më të bukur të kohës osmane. Prej atëherë e ka edhe emrin “Qyteti i 1000 dritareve”. Në të kundërt të shumicës së qyteteve shqiptare këtu ka shumë çka ofrohet edhe për turistët. Duke iu falenderuar edhe shumë atraksioneve turistike si dhe mundësive të udhëtimeve për në fshatrat përreth ky vend ja vlen të vizitohet për disa ditë.

7. Tirana

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është i njohur për arkitekturën e vet shumëngjyrëshe nga koha osmane, fashiste dhe sovjetike. Ndërtesa në ngjyrë pasteli e rrethojnë sheshin qëndrorë, sheshin Skenderbe, i emëruar në bazë të heroit kombëtarë. Në pjesën veriore të këtij sheshi ndodhet Muzeu historik kombëtarë, ekspozita e të cilit përfshinë periudhën që prej kohëes para komunizmit e deri tek protestat antikomuniste të viteve 1990. Mund të shëtisni prej një dyqani në tjetrin, prej kafeneve në restorane por prej së gjithash duhet të shijoni jetën shqiptare nëpër rrugët e qytetit. Parqet, fasadat shumëngjyrëshe të ndërtesave, pallate të larta moderne si dhe përditshmëria e jetës shqiptare ju ofrojnë momente të larmishme.

Hotelet:

  1. Hotel Panorama 4* ose të ngjajshëm në Krujë
  2. Hotel Partner 4* ose të ngjajshëm në Vlorë
  3. Hotel Brilant 4* ose të ngjajshëm në Sarandë (2 netë)
  4. Hotel Cajupi 3* ose të ngjajshëm në Gjirokastër
  5. Hotel Grand White City 4* ose të ngjajshëm në Berat
  6. Hotel Tirana International 4* ose të ngjajshëm në Tiranë

Të përfshira:

  • Akomodimi në hotel,
  • Udhërrëfyes profesionist që flasin gjuhën gjermane
  • Transporti me autobus me ajër të kondicionuar gjatë gjithë kohës së udhëtimit
  • 1 PAX pa pagesë në dhomë teke
  • Biletat sipas programit: Muzeu i Skenderbeut dhe Muzeu etnografikë në Krujë, Amfiteatri i Durrësit, Parku i Apollonisë, Syri i Kaltër dhe Parku arkeologjik i Butrintit në Sarandë, Muzeu i Onufrit dhe Kalaja në Berat, Kalaja dhe Muzeu etnografik në Gjirokastër, Kështjella e Porto Palermos në Sarandë, Muzeu historik kombëtarë në Tiranë.

Nuk përfshihen:

  • Fluturimi drejt Shqipërisë
  • Gjithçka extra
  • Vaktet
  • Shpenzimet personale
  • Pijet
  • Bakshishet
  • Gjithçka që në këtë program është e shënuar si opsionale
  • Çdo të hënë muzeumet janë të mbyllura
  • Rezervimet nuk bëhen më heret, Hotelet mund të ndryshojnë në varësi të disponueshmërisë.

Informacion mbi udhëtimin dhe transferimin:

Ne ju bëjmë me dije se udhëtimi, psh. fluturimi për në Shqipëri nuk është i përfshirë në këtë ofertë dhe që duhet të organizohet nga vet ju. Ne ju rekomandojmë që të rezervoni një fluturim direkt për në Prishtinë (Kosovo) ose një fluturim me ndalesa (1 ndalesë) për në Tiranë (Shqipëri). Në mënyrë që udhëtimi juaj të shkoj sipas planit është e preferueshme që ju të arrini një ditë me heret nga data e nisjes së këtij turneu. Transferimi nga aeroporti (Aeroporti i Prishtinës ose Aeroporti Nënë Tereza në Tiranë) si dhe akomodimi përpara nisjes së këtij turneu do të organizohen nga unique albania GmbH. Ju lutem të na dërgoni sa më heret që të jetë e mundur të dhënat se ku dhe kur do të arrini.

Lokalität

Komentet

Nuk ka asnjë koment

Lini i pari një koment Zbuloni Shqipërinë në 8 ditë

Your email address will not be published. Required fields are marked *