fbpx

Turne me kajak ne detë

 

Clear

Çmimi i udhëtimit sipas përshkrimit

SKU: sea kayaking tour Kategoria:
Destination
Jala
Zeitraum/Dauer
8 Tage
Art der Reise
Aktivitete në natyrë

Përshkrimi

Avantura me Kajak është ndër mënyrat më të mira dhe më sportive për të zbuluar detin dhe liqejt e Shqipërisë, me forcën e duarve tuaja dhe me shpejtësinë që ju dëshironi. Me Kajak ju do të zbuloni plazhe, gjire dhe shpella të cilat nuk mund të arrihen nga toka. Ky aktivitet organizohet me Kajak dy vendësh të cilët janë të paraparë për lundërim në liqe dhe në detë.

Gjatë këtij turneu grupi do të jetë i shoqëruar nga udhëheqës të Kajakut dhe udhëheqës të tjerë të cilët do ta mbështesin grupin gjatë gjithë udhëtimit me makina 4×4. Kajakët janë profesional dhe të paraparë për zbulimin e detit, me 2 vende. Secili Kajak është i pajisur me një fuçi të papërshkueshme me 50 Litra ujë për të ruajtur sendet tuaja personale.

Me Kajak ju mund të shijoni të gjithë bregdetin e Jonit, plazhet e virgjëra e shpellat e në këtë mënyrë të përjetoni një avanturë të paharrueshme.

KËTO AKTIVITETE JANË TË PARAPARA PËR NJERËZIT TË CILËT KËTË E KANË EKSPERIENCËN E TYRE TË PARË POR EDHE PËR PROFESIONIST. MË E RËNDËSISHME ËSHTË TË JENI NJË PERSON PRAKTIK DHE ME SHPIRT AVANTURIER.

Të përfshira:

  • Transporti për të gjitha turet si dhe transferimi për në aeroport
  • Akomodimi: 3 netë në Hotel (dhoma dyshe), 3 netë në tenda
  • Gjysëmpansion, të përfshira: mëngjesi & darka
  • Aktiviteti me Kajak siç është përshkruar në program + të gjitha pajisjet e nevojshme për zhvillimin e këtij aktiviteti
  • Udhëheqës profesionist të cilët flasin rrjedhshëm frëngjisht, anglisht dhe italisht

Nuk përfshihen:

  • Fluturimi për në Shqipëri
  • Pushimet për kafe & pije alkoholike

Ju nevojitet:

  • Thes për fjetje
  • Kapele
  • Krem kundër diellit
  • Ujë 1.5 L
  • Rroba banje
  • Syze dielli
  • Këpucë plazhi

Informacion mbi udhëtimin dhe transferimin:

Ne ju bëjmë me dije se udhëtimi, psh. fluturimi për në Shqipëri nuk është i përfshirë në këtë ofertë dhe që duhet të organizohet nga vet ju. Ne ju rekomandojmë që të rezervoni një fluturim direkt për në Prishtinë (Kosovo) ose një fluturim me ndalesa (1 ndalesë) për në Tiranë (Shqipëri). Në mënyrë që udhëtimi juaj të shkoj sipas planit është e preferueshme që ju të arrini një ditë me heret nga data e nisjes së këtij turneu. Transferimi nga aeroporti (Aeroporti i Prishtinës ose Aeroporti Nënë Tereza në Tiranë) si dhe akomodimi përpara nisjes së këtij turneu do të organizohen nga unique albania GmbH. Ju lutem të na dërgoni sa më heret që të jetë e mundur të dhënat se ku dhe kur do të arrini.

Lokalität

Komentet

Nuk ka asnjë koment

Lini i pari një koment Turne me kajak ne detë

Your email address will not be published. Required fields are marked *