fbpx

Ecje në luginën e Thethit

 

Clear

Çmimi i udhëtimit me akomodim sipas përshkrimit

SKU: Hiking in Theth Valley Kategoria:
Destination
Veriu i Shqipërisë & Kosovë
Zeitraum/Dauer
7 Tage
Art der Reise
Ecje

Përshkrimi

Vendet:

  1. Shkodra

Shkodra është një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë në brigjet e liqenit të Shkodrës rreth 20 km larg nga bregdeti i Adriatikut dhe rreth 120 km larg nga kreqyteti i Shqipërisë – Tirana. Qyteti është një qendër e rëndësishme kulturore dhe ekonomike e Shqipërisë. Shkodra është edhe qendra e krishtërimit shqiptarë por edhe një dëshmi që vërteton se religjione të ndryshme në një vend mund të bashkëjetojnë.

2. Theth
Thethi është zemra e Alpeve shqiptare: një luginë madhështore e rrethuar nga maja të larta malore. Fshati i vogël shtrihet i izoluar mes maleve. Maja të larta dhe shkëmbore rrethojnë këtë luginë mbresëlënëse në fund të luginës së Shalës. Thethi dhe parku nacional i tij janë vendi me më shumë vizitorë. Vendi është ideal si pikënisje për shëtitje dhe vizita të vogla dhe të mëdha.

3. Valbona
Lugina e Valbonës është një magnet i madh turistik në Alpet shqiptare, ku vetëm udhëtimi në liqenin e Komanit (shikoni më poshtë) është një arsye e mirë për ta vizituar. Lugina shtrihet thellë në male – maja të larta shtrihen në të dyja anët, kreshta shkëmbore si dhe uji i pastërt i lumit Valbona krijojnë një pamje mbresëlënëse. Parku nacional i luginës së Valbonës përfshinë pyje, liqej të vegjël malorë, livadhe alpine, shpella si dhe lumin me kanjone, kaskada dhe ujëvara. Këtu ekziston edhe mundësia (e rrallë) të takoheni me dhi të egëra ose me arinjë.

Të përfshira:

  • Transporti për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Akomodimi: 1 Natë në Hotel me 3* (2 persona e ndajnë të njëjtën dhomë) & 5 Netë në një pansion në Theth
  • Vaktet: 6 x Mëngjesi, 5 x Dreka (gjithmonë piknik – drekë), 6 x Darka

Nuk përfshihen:

  • Pushimet e kafesë & pijet alkoholike
  • Fluturimi për në Shqipëri

Informacion mbi udhëtimin dhe transferimin:

Ne ju bëjmë me dije se udhëtimi, psh. fluturimi për në Shqipëri nuk është i përfshirë në këtë ofertë dhe që duhet të organizohet nga vet ju. Ne ju rekomandojmë që të rezervoni një fluturim direkt për në Prishtinë (Kosovo) ose një fluturim me ndalesa (1 ndalesë) për në Tiranë (Shqipëri). Në mënyrë që udhëtimi juaj të shkoj sipas planit është e preferueshme që ju të arrini një ditë me heret nga data e nisjes së këtij turneu. Transferimi nga aeroporti (Aeroporti i Prishtinës ose Aeroporti Nënë Tereza në Tiranë) si dhe akomodimi përpara nisjes së këtij turneu do të organizohen nga unique albania GmbH. Ju lutem të na dërgoni sa më heret që të jetë e mundur të dhënat se ku dhe kur do të arrini.

Lokalität

Komentet

Nuk ka asnjë koment

Lini i pari një koment Ecje në luginën e Thethit

Your email address will not be published. Required fields are marked *